Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juventus po “ringjallet”, Vlahoviç dhe Pogba shënojnë në ndeshjen stërvitore, ndaj Monzës priten të jenë të dy

schedule10:17 - 27 Janar, 2023

schedule 10:17 - 27 Janar, 2023

Në miqësoren familjare mes skuadrës së parë dhe ekipit U-23 të Juventusit, në një test 50 minutësh i grupeve të përziera, Vlahoviç shënoi 3 gola, ndërsa Pogba dy gola dhe asistoi 1 herë.

Me pak fjalë, dy lojtarët më të rëndësishëm të Juventusit janë gati për thirrjen e tyre për ndeshjen e radhës, atë në shtëpi kundër Monzës të dielën.

De Sciglio dhe Cuadrado janë gjithashtu gati për t’u rikthyer, duke plotësuar kështu vendet e krahut të djathtë që detyruan Allegrin të përdorë McKennie në një rol që nuk është i tij. Vlahoviç duket se ka dalë nga ai dëmtim muskular, ndërsa Pogba, i cili nuk ka provuar ende të luajë me Juventusin këtë sezon, pritet të jetë në listën e lojtarëve që do të thirren për ndeshjen ndaj Monzës./ h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!