Juventus piketon sulmuesin e City, konfirmohet interesimi për brazilianin

schedule13:06 - 26 Qershor, 2020

schedule 13:06 - 26 Qershor, 2020

Klubi i Juventusit ka disa kohë që flitet se do të investojë në repartin e sulmit, ku shumë emra janë përmendur për një kalim në Torino. Më i përfoluri ka qenë kapiteni i Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang, por mesa duket gjërat kanë ndryshuar.

Është pikërisht zyrtari i bardhezinjve, Romeo Agresti, i cili ka zbuluar më shumë rreth merkatos që Juventusi pritet të bëjë. Italiani ka konfirmuar se “Zonja e Vjetër” nuk është më e interesuar për shërbimet e sulmuesit nga Gaboni, duke hedhur kështu poshtë zërat e merkatos.

Gjatë një bisedë për “Juventibus”, ai ka theksuar se Juvja tashmë po monitoron situatën e sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus. Gjithashtu ai ka përmendur dhe yllin e Romës, Nicolo Zaniolo, ku ka deklaruar se 20-vjeçarit do t’i bënte mirë të qëndronte dhe një vit në kryqytetin italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!