Juventus mund të dështojë në transferimin e sulmuesit Federiko Kieza

schedule13:00 - 12 Korrik, 2019

schedule 13:00 - 12 Korrik, 2019

Skuadra e Juventusit mund të humbasë një nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato. Talenti Italian Federiko Kieza dëshiron kalimin tek bardhezinjtë, por presidenca e re e Fiorentinës nuk lejon largimin e 21 vjeçarit.

Juventus merr goditjen e parë në këtë merkato. Bardhezinjtë interesohen prej kohësh për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar Italian Federika Kieza që aktivizohet me skuadrën e Fiorentinës por transferimi mund të shtyhet për sezonin e  ardhshëm. Pak ditë më parë Presidenti i ri i skuadrës vjollcë, Komiso deklaroi se lojtari nuk do të largohet këtë merkato dhe ky qendrim është konfirmuar edhe nga krahu i djathtë i tij, Xho Barone i cili thekson se sulmuesi do të luaje edhe edicionin e ardhshëm në “Atemio Franki” të Firences.

Kieza do të mbetet tek Fiorentina edhe sezonin e ardhshëm dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim. Mezi po pres ta takoj futbollistin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur të vijë me skuadrën për International Champions Cup, tha Barone për mediat në Itali.

Mësohet se skuadra e Juventusit ka një akord me vetë futbollistin, por ndryshimi i kupolës drejtuese tek Fiorentina ka ndryshuar planet e merkatos. Presidenti i ri ka theksuar se klubi nuk do të lejojë shitjen e futbollistëve të mëdhenj, pasi synimi është të ndërtohet një skuadër konkuruese.

Juventus kërkonte të investonte plot 70 mln euro për anësorin premtues i cili ka mahnitur sezonin e kaluar me paraqitjet e tij në Serinë A, por edhe me kombëtaren e Italisë. Edhe Inter ishte në garë për sulmuesin, por është tërhequr prej kohesh pasi çmimi i lojtarit ishte i papërballueshëm për financat e skuadrës italiane. /ABC News Albania 24/7