Juventus ka gjetur akordin me De Ligt

schedule09:02 - 23 Qershor, 2019

schedule 09:02 - 23 Qershor, 2019

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri kërkon që në Torino t’i bashkohet mesfushori i Chelsea-t, Jorginho. Bardhezinjtë kanë gjetur akordin me mbrojtësin holandez De Ligt.

Maurizio Sarri është nga ata pak trajnerë, të cilët ndërrojnë ambient së bashku me lojtarin më besnik. Sezonin e kaluar 60-vjeçari u zyrtarizua si trajner i Chelsea-t dhe të njëjtën gjë bëri edhe mesfushori Jorginho pasi punuan për disa sezone tek Napoli.

Edhe në Janar Gonzalo Higuain iu bashkua Sarrit tek londinezët ndërkohë që e njëjta situatë pritet të paraqitet edhe tani. Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i mesfushorit Brazilian, Zhoa Santos.

Futbollisti në fjalë është tepër i rëndësishëm për skemat e trajnerit Sarri, por mbetet të shihet nëse drejtuesit e skuadrës së Juventusit do të pranonin të shpenzonin shifra të larta për 27-vjeçarin.

Kjo për faktin se reparti i mesit të fushës është i tejmbushur, aq më tepër që në fokus është Paul Pogba. Sa i përket mesfushorit Pogba, mediat angleze raportojnë se kampioni i botës me Francën ka telefonuar trajnerin e ri të Juventusit për të dhënë dritën jeshile se është i gatshëm për t’u rikthyer në Torino ku shkëlqeu si futbollist.

Një tjetër objektiv i Juventusit Matis De Ligt duket se do të vishet bardhezi sezonin e ardhshëm. Mediat italiane raportojnë se Barcelona është tërhequr nga gara për të nënshkruar me 19-vjeçarin pas refuzimit të futbollistit holandez.

Paris Saint Germain dhe Juventus janë dy skuadrat favorite për të vijuar karrierën shtatlarti i ajaksit. Mësohet se operacioni i transferimit të De Ligt në Torino mund të konkretizohet për shifren e 60 deri në 70 milionë euro.

Sa i përket të ardhmes së Joao Cancelo, Manchester City është ndalur në 50 milionë euro. 10 milionë më pak se pretendimet e Juventusit. Pas shitjes së Cancelos, Juventus do të tentojë të nënshkruajë me mbrojtësin e Tottenham, Tripier për të cilin duhen rreth 35 milionë euro./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!