Juventus-Haaland: Ka lëvizje, Raiola bën kërkesat e tij

schedule10:59 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 10:59 - 14 Dhjetor, 2019

Erling Haaland i ka mahnitur klubet më të mëdha në Europë, por sulmuesi i ka idetë e qartë dhe dëshiron të vazhdojë të luajë titullar.  Norvegjezi, i cili me Salzburg ia ka dalë të shënojë 28 gola deri në këtë moment të sezonit, kërkohet nga Borussia Dortmund dhe RB Leipzig në Gjermani dhe të mërkurën ai ka qenë atje për të dëgjuar ofertat.

Është vetëm 19 vjeç dhe synon t\i ngjitë shkallët gradualisht, derisa të transferohet në Premier League. Ëndrra e tij ajo është, por më parë mund të provojë kampionatin italian. Juventusi po tenton të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira me menaxherin Mino Raiola dhe ka pasur kontakte në lidhje me Haaland.

Corriere dello Sport shkruan se Raiola është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin sportiv Paratici. Drejtuesit e Juventusit janë në dijeni të kërkesave të lojtarit, që kërkon 3 milionë euro në sezon plus bonuse.

Sigurisht do të duhet të paguhet edhe për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro, një shifër që konsiderohet normale, duke pasur parasysh moshën e Haaland dhe atë që ka treguar, sidomos në Champions League. /acbnews.al