Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Juventus dhe Inter, prova force/ Dy skuadrat fitojnë sfidat e fundit miqësore para nisjes së Serie A

schedule12:50 - 17 Gusht, 2025

schedule 12:50 - 17 Gusht, 2025

Një ndeshje për një trofe miqësor, por edhe një shijim i Serie A, që sezonin e ri do ta nisë fundjavën e ardhshme.

Juventus dhe Atalanta matën forcat në testin e rëndësishëm në vigjilje të kampionatit, ndërsa më të mirën mori “Zonja e Vjetër” që fitoi 2-1 në sfidën e luajtur në Bergamo.

Përtej rezultatit, juventinët morën dhe dhanë sinjale nga sulmi.



Jonathan David tregoi klasin, duke shënuar golin e epërsisë për skuadrën e tij në minutën e 73-të.

Dy minuta më pas, kanadezi I la vendin në fushë Dushan Vllahoviç.

Edhe pse vazhdon të jetë I padëshiruar për tifozët bardhezi, sulmuesi serb dyfishoi shifrat dhe vulosi fitoren e “Zonjës së Vjetër”.

Në fund, Samarxhiç zbuti humbjen e Atalantës, që ndryshe nga Juventus, duket se ka humbur shkëlqimin e viteve të fundit.

Titullar në këtë ndeshje ishte edhe kapiteni I kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, por paraqitja e mbrojtësit ishte në të njëjin nivel me atë të ekipit të tij.

Një tjetër mesazh në prag të sezonit të Serie A ka dhënë Inter.

Skuadra zikaltër mundi 2-0 Olimpiakos në miqësoren e fundit përgatirore.

Dimarko shënoi golin e epërsisë për Inter, përpara se të linte fushën e lojës I dëmtuar.

Në nisje të pjesës së dytë ishte Marcus Thuram që rezlizoi për dyfishimin e zikaltërve.

Përveçse Inter I tregoi forcën rivalëve përpara nisjes së Serie A, edhe Kristjan Asllani mori një tjetër mesazh të fortë se nuk bën pjesë në planet e skuadrës.

Mefushori kuqezi luajti vetëm nëntë minutat e fundit të ndeshjes, e cila mund të jetë e fundit me ngjyrat zikaltër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!