Juventus-Atalanta, De Roon: Nuk ka gjë më të bukur se të mundësh Juven

schedule09:16 - 22 Janar, 2023

schedule 09:16 - 22 Janar, 2023

Marten De Roon ka sqaruar menjëherë motivet e tij dhe ato të Atalantës në kuadër të ndeshjes së sotme ndaj bardhezinjve. Në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport”, megjithatë, holandezi paralajmëroi gjithashtu shokët e skuadrës për grackat që do të ketë kjo ndeshje.

“Juve do të reagojë menjëherë, ata do të zemërohen kundër nesh dhe do të duan të fitojnë ndeshjen menjëherë. Por lojtarët tanë kanë zgjuarsinë të dinë të presin, të lejnë të luash. Duhet të sulmojmë mirë sepse aa mund të shënojnë me një kundërsulm.

Tashmë Atalanta është më konkrete, ne i respektojmë, por pa pasur frikën të vazhdojmë të kërkojmë fitoren. Duhet të luajmë pa qenë mëndjemëdhenj.

Gjëja më e mirë në Itali është të fitosh kundër Juventusit”, është shprehur holandezi i Atalantës./h.ll/abcnews.al