Juve i mori kreun, Koeman: Kishte edhe gjëra të mira, ta marrim si mësim

schedule12:55 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 12:55 - 9 Dhjetor, 2020

Barcelona kapitulloi mbrëmjen e djeshme ndaj Juventus me shifrat 0-3 me dy penallti të Ronaldos dhe një gol të talentit McKennie.

Pas ndeshjes i zhgënjyer ishte trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, por holandezi e ka mënjanë këtë pjesë dhe u mundua të gjejë elemente pozitive pas kësaj ndeshje, e cila u vendos edhe nga episode, si rasti i penalltisë së parë.

“Mendoj se e humbëm ndeshjen në gjysmën orën e parë, pasi filluam keq, nuk luajtëm mirë në mbrojtje. Na mungonte agresioni në mesfushë dhe Juve luajti mirë. Ata ishin veçanërisht të fortë në gjysmën e orës së parë dhe e meritonin fitoren.

 

Por sot ka pasur edhe gjëra pozitive. Penalltia e parë e dhënë ishte një goditje e madhe ndaj nesh. Nëse gjyqtari e dha atë penallti, duhet të jepte edhe atë ndaj Messit. Mos harroni. Kemi luajtur dy ndeshje ndaj Juventusit dhe njërën e fituam me shifrat 0-2 në Torino.

Duhet të shikoni edhe moshën e re të skuadrës dhe ta konsiderojmë atë si një mësim të rëndësishëm që ata kanë marrë. Kjo skuadër duhet të jetë më e bindur në veprimet e saj“, tha mes të tjerash Koeman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!