Në një panel juristësh është diskutuar në studion e Byro Politike në ABC News reforma në drejtësi. Sipas Shefqet Muçit eliminohen njerëzit që dalin para vetingut dhe nuk zëvendësohen, duke paralizuar gjykatën kushtetuese dhe së shpejti edhe gjykatën e lartë. Ai thotë se jemi para një ngërçi dhe të merren masat për të dalë nga situata sa më shpejt.
Për Sokol Hazizajn reforma në drejtësi është nën trysninë e presionit nga të dy kahet politike, ndërsa për Çlirim Gjatën shkaku kryesor i korrupsionit në drejtësi është politika.
Shefqet Muçi: “Jemi para një ngërçi dhe duhet të merren masat për të dalë nga situata. Reforma në drejtësi do ketë problemet e veta për shkak të ligjeve dhe strukturën e organeve të vetingut.
Gjykata Kushtetuese është e paralizuar dhe do paralizohet dhe Gjykata e lartë nga mënyra si po veprohet. Dalin para vetingut eliminohen njerëzit dhe nuk zëvendësohen. Pra duhej bërë vetingu në mënyrë të tillë që të ikte një dhe të vinte një tjetër, të zëvendësoheshin. Ky është një nga problemet dhe zëvendësimet duhet të bëhen sa më parë.
Ne në rrezik jemi, por si duhet ta shmangim rrezikun duhet t’i mëshojmë fort të vënë në plan të parë të gjithë ata kandidatë që janë në KLD dhe KLGJ”.
Sokol Azizaj: ‘Ne duhet të pranojmë që reforma në drejtësi për shkak sesi erdhi është pjesë e skemës politike e vullnetit politik pra ristandardidizmi i drejtësisë sipas politikë s’do sillte rritjen e presionit të saj në rogabnet e drejtësisë. Vazhdon të mëshojë për zgjidhje nën presion të çështjeve gjyqësore. Të dy kahet e politikës ushtrojnë të njëjtin presion mbi drejtësisë dhe të dy kahet pretendojnë që drejtësia është e korruptuar dhe kur vjen puna te zgjidhja e çështjeve thonë që ne ia kemi lënë në dorë prokurorisë ne ia kemi lënë në dorë gjykatës
Sot politika e ka kryer fajin e saj, politika nuk promovon drejtësi, por drejtësi popullore, drejtësia është vendosur në shpotinë e qytetarëve. Ne nuk mund të themi që është sistemi i korruptuar. Këta duhet të thonë që të korruptuar janë një pakicë apo është mazhoranca. Në këtë problematikë korrupsioni a do të zgjidhë reforma në drejtësi problemin nën presion politik’.
Sajmir Vishaj: “Unë e shoh në këndvështrim tjetër. Kemi 28 vite që me drejtësinë po bëhen shumë eksperimente. Si me kursin e plepave duke nxjerrë gjyqtarë 6 mujorë.
Vetingu ishte për veterinerët që në shekullin e 18-të ndalonin kuajt për të bërë gara sportive, kurse ky veting në vitin 2018 po bëhet për drejtësinë. Ne e prekim për ditë se si trysnia politike e legjislativit e prek, por është dhe media që është kundra që paragjykon çdo çështje. Askush nuk mund të deklarohet fajtor në masë prezumimi.
Kjo reformë do të dështojë”.
Çlirim Gjata: “Vetingu, reforma fillojnë nga drejtësia, duke bërë një kushtetutë të re. Një nga shkaqet kryesore të korrupsionit është mosbalancimi i pushteteve. Kërkuam të shërojmë sëmundje te pasoja, jo shkaku që është politika.
Duhet të fillonte për së mbari, kjo vjen kur e fillon nga bishti jo nga koka. Është kjo drejtësi që kemi ardhur këtu ku jemi. Pra sa e interesuar është politika që të krijojë drejtësi të pavarur për të prerë degën ku është ulur vetë”. /abcnews.al
/abcnews.al