Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, policia këqyr celularin e viktimës

schedule12:19 - 19 Mars, 2019

schedule 12:19 - 19 Mars, 2019

Ende nuk ka asnjë të ndaluar për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti mbrëmë në Tiranë. Burime të ABC Neës bëjnë të ditur se hetimet janë përqendruar në pistën e hakmarrjes si dhe prishjes së pazareve të drogës. Grupi hetimor ka këqyrur pamje te kamerave të sigurisë ne zonën ku ndodhi atentati, si edhe ka dërguar për ekzaminim celularin e viktimës.

Edhe pse janë shoqëruar më shumë se 20 persona, policia e Tiranës, ende nuk kanë asnjë të ndaluar për ekzekutimin e Jurgen Kurtit, mbrëmjen e së hënës në zonën e Tiranës së Re.

Grupi hetimor ka këqyrur pamje të kamerave të sigurisë ne zonën ku ndodhi atentati, por nuk dallohet qartë nga cili prej disa automjeteve në rresht, është qëlluar në drejtim të 26-vjeçarit. Edhe identifikimi i targave të automjetit që u qëllua në drejtim të viktimës Kurti dhe personave që ndodheshin brenda në makinë nuk janë të qarta.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Jurgen Kurti ka marrë shumë plumba në trup, ndërsa në rrugën “Zef Jubani” janë gjetur të paktën 15 gëzhoja. Gjithashtu dyshohet se atentati i 26-vjeçarit ishte i tipit mafioz. Autorët kishin monitoruar të gjitha lëvizjet e viktimës, duke pritur momentin më të përshtatshëm për ta qëlluar pas shpinë në hyrje të pallatit të tij.

Grupi hetimor dyshon se Kurti u ekzekutua nga dera e pasme e një automjeti në lëvizje, i cili më pas mundi ti shpëtojë ndjekjes së policisë i ndihmuar edhe nga errësira. Kurti nuk ishte emër i panjohur për policinë. Ai u dyshua si i përfshirë në dy ngjarje; vrasjen e të arit Artur Kurti në 2016 dhe më pas në vrasjen e Agim Arapit në Durrës në 2017. Por në ato ngjarje, viktima u përjashtua nga fajësia dhe u la i lire nga gjykata.

Dy janë pistat që po hetohen nga organi i akuzës. E para lidhet me atë të hakmarrjes. Ndërsa pista ku po përqendrohen më shumë hetuesit është ajo e prishjeve së pazareve të drogës. Për këtë arsye janë marrë në pyetje edhe miqtë e afërt të Kurit.

Po ashtu është dërguar për ekzaminim edhe celulari i viktimës, nga ku mund të mësohet më shumë për aktivitetin dhe kontaktet e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!