Juncker dhe Hahn takohen me Metën

schedule18:00 - 26 Shkurt, 2018

schedule 18:00 - 26 Shkurt, 2018

Viti 2025 është një datë e mundshme për zgjerimin e ardhshëm të BE-së jo datë motivuese për procesin e reformave të integrimit të vendeve të Ballkanit. Komisioni Europian është detyruar të sqarojë deklaratën e Presidentit Juncker bërë një ditë më parë në vendin tonë. Ndërkohë Presidenti i Komsionit Europian po vijon vizitën zyrtare në Tiranë.

Komisioni Europian sqaroi deklaratën e Presidentit Juncker bërë një ditë më parë në daljen publike me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Zëdhënësi i Komisionit Europian, Alexander Winterstein, tha në një konference për shtyp se viti 2025, të cilit i është referuar Presidenti Juncker është një datë indikative, e mundshme për zgjerimin e ardhshëm të BE-së.

Sipas tij, Presidenti Juncker e ka cilësuar 2025 si datë motivuese për procesin e reformave të integrimit të vendeve të Ballkanit në BE, por anetaresimi eshte nje proces i bazuar ne meriten e secilit vend.
Ndërkohë Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, zhvilluan një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta

Presidenti shpreson se falë përpjekjeve të përbashkëta, mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian, vendet anëtare do të binden për çeljen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonëe gjatë këtij 6-mujori.
Presidenti Meta thuhet në njoftimin e shpërndarë për shtyp theksoi rëndësinë që ka zbatimi i reformave në 5 prioritetet kyçe, nderkohe vlerësoi se rezultatet janë ato që do të rrisin besueshmërinë si tek qytetarët shqiptarë ashtu edhe tek vendet anëtare të BE-së.
Ndërkohë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Kreu demokrat tha se opozita e mbështet plotësisht hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit të PD thuhet se gjatë takimit në Tiranë me Johannes Hahn, kreu i opozitës e nxiti Komisionerin për të ndikuar për një rekomandim pozitiv nga Komisioni.
Në takimin me komisionerin Hahn, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se opozita është e vetëdijshme se vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë prova dhe rezultate konkrete dhe se Partia Demokratike do të luajë rol te rëndësishëm për arritjen e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!