Julian Araujo nuk u transferua te Barça nga një vonese prej 18 sekondash, gabimi kompjuterik “ndëshkon” spanjollët

schedule10:43 - 2 Shkurt, 2023

schedule 10:43 - 2 Shkurt, 2023

Një sfond kurioz i merkatos lidhur me Barcelonën.

Drejtori sportiv i klubit, Mateu Alemany, pranoi mbrëmë se transferimi i Julian Araujo te Barcelona nga LA Galaxy, nuk u realizua për 18 sekonda vonesë.

“Nuk ishim në gjendje të përfundonim në kohë këtë transferim për shkak të një gabimi kompjuterik”, tha ai për mikrofonat e “Movistar”.

Barcelona i bëri thirrje FIFA-s, duke theksuar se si ky transferim i dështuar nuk varej nga klubi. Topi i kalon tashmë institucionit më të lartë të futbollit, në rast se do jepet drita jeshile për këtë transferim, Araujo do të regjistrohej me ekipin B./ h.ll/abcnews.al