Josep Borrel kalon “testin” në KE: Do bëj ç’është e mundur për arritjen e dialogut Kosovë-Serbi

schedule15:57 - 7 Tetor, 2019

schedule 15:57 - 7 Tetor, 2019

Përfaqësuesi i ri i caktuar për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrel kalon ” testin” e komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Evropian.

Në dëgjesë në këtë komision, Josep Borrell është shprehur që në fillim se ka si qëllim që të angazhohet në procesin e reformave të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbështesë demokracinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, të përballet me sfidat në vendet fqinje, të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse për Afrikën, një strategji me Azinë, të forcojë marrëdhëniet me Amerikën Jugore dhe adaptojmë marrëdhëniet transatlantike me SHBA-të, me zotin Pompeo.

“Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një marrëveshjë dhe do të bëj ç’është e mundur për këtë. Vizita ime e parë do jetë në Kosovë”, tha Borell./abcnews.al