Prokuroria e posaçme ka mbyllur hetimët për dosjen e dytë ndaj ishkryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, i akuzuar për “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim lidhur me tjetersimin e një sipërfaqe toke ne zonen e livadheve. Organi i akuzës ka dorëzuar dosjen në gjykatën e posaçme ku kërkon kalimin e dosjes për gjykim, ndaj Goros dhe dy ish-zërtarëve të tjerë Vasillaq Strakosha dhe Jerisimo Bashi për të njëjtat vepra penale.
Sipas hetimeve të prokurorisë, Goro, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Himarë, ka kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin gjatë procesit të trajtimit të një kërkese të paraqitur Arqile Bollano, që përfitoi në mënyrë të paligjshme 4 dynym tokë. Ndaj Goros rëndon edhe një tjetër akuzë që lidhet sërish me pronat në bashkinë e Himraës por edhe për fshehje te pqsurisë.
Në datë 10 shkurt pritet të lexohet edhe pretenca nga SPAK, pasi në seancën e kaluar Jorgo Goro kërkoi të gjykohej me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Goro u arrestua pas kallezimit të bërë nga Fredi Beleri ndërsa akuzohet nga prokuroria se në cilësinë e kryetarit të bashkisë, ka përcjellë pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke tjetërsuar një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë nga pronësie e shtetit në pronësi të subjekteve private./ABCNEWS.AL