Çështja se kush do të jetë fituesi i “Topit të Artë”, ka zgjuar shumë interes tek protagonistët e futbollit.
Një listë me kandidatët më të mirë për të rrëmbyer këtë çmim individual, prej kohësh mbështeten nga simpatizantët e tyre.
Mes kandidatëve për të fituar “Topin e Artë” është edhe mesfushori i kombëtares italiane, Jorginho.
Në një intervistë të zhvilluar për “ESPN Brazil” mesfushori nuk i kurseu aspak shakatë kur u pyet se kë do votonte për “Topin e Artë”. Gjithashtu Jorginho nuk nguroi të tregonte se në fillimet e karrierës së tij ka qenë sulmues, teksa theksoi se më vonë e kaluan në mesin e fushës të pozicionohej si mesfushor.
“Mendoj se do të votoja për veten time, dua të marr të paktën një votë. Po bëj shaka. Mendoj se do t’ia jepja votën Kevin de Bruyne për gjithçka që ka bërë vitet e fundit. Për ata që e duan futbollin, është normale, ai është një lojtar me inteligjencë mbi mesataren. Unë luaja sulmues, pastaj më kaluan në mesin e fushës. Në fakt, nga sulmi kalova në numrin 10. Më pas edhe më mbrapa. Fillimisht idhujt e mi ishin Ronaldinho, Ronaldo Fenomeni dhe Kaka, pastaj pashë shumë Pirlon dhe Xavin”, deklaroi mesfushori italian. /f.a/abcnews.al