E ardhmja e Cristiano Ronaldos ende nuk dihet. Nisur nga zhvillimet e fundit, largimi nga Juventusi duket i sigurt.
Në media të ndryshme sot është raportuar për një marrëveshje mes portugezit dhe Manchester City, ndërsa Juventusi kërkon 28 deri në 30 milion euro.
Në lojë ka edhe lojtarë. City ofron Raheem Sterling, kurse klubi nga Torino thuhet se kërkon Gabriel Jesus.
Gjithsesi tashmë e gjitha ka marrë një tjetër kthesë. Gazetari Romeo Agresti shkruan se menaxheri Jorge Mendes ka zbarkuar në Paris.
PSG mund të jetë në lojë dhe zëra ka pasur gjithmonë. Kalimi te francezët, pasi aty ka firmosur edhe Leo Messi, do ishte nga goditjet më të mëdha në merkato. /abcnews.al