Jonuzi: Vllaznia e para, nuk i trembet Laçit! Presionin e ka rivali

schedule10:37 - 4 Shkurt, 2021

schedule 10:37 - 4 Shkurt, 2021

Fjoart Jonuzi, ashtu sikurse edhe para duelit të parë në Laç, ka dalë para mediave për të folur për sfidën me kurbinasit. Mesfushori, pjesë e rëndësishme e formacionit kuqeblu, në të shkuarën është aktivizuar me Laçin, ku edhe spikati për herë të parë.

Radha për ta mundur Laçin? Atje ishte një fushë e vështirë. Nuk është se bëmë ndeshje të keqe, kishim edhe ne rastet tona. Pësuam një gol në fund, ishte çështje fati them unë. Këtu është ndryshe, fusha jonë të luajmë futboll më të hapur. Është edhe më e madhe dhe kam besim se do të marrim një rezultat pozitiv”.

“Krymi është mungesë e rëndësishme, u mësuam shumë ndeshej bashkë me të e Markun. Gjithsesi themi se kemi grup lojtarësh të mirë. Nuk është problem kush e zëvendëson, thjesht duhet të mendojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin e të marrim rezultat pozitiv..

“Jemi të parët dhe hyjmë patjetër për fitore. Normal Laçi ka besim dhe pas dy fitoreve dhe vjen për fitore. Gjithsesi ne jemi të parët dhe nuk është se ia kemi frikën. Ne thjesht do të luajmë futboll, siç kemi bërë ndeshjet e mëparshme. Kam shumë besim se do të marrim rezultat”.

Ndeshje përcaktuese? Ka shumë ndeshje, nuk mund të them se është përcaktuese. Jemi +9 pikë, nuk duhet ta marrim me presion. Jemi më komod, atyre u duhet me çdo kusht fitorja nëse duan të na kapin ose të ngushtojnë diferencën”.

“Jam i lumtur që erdha te Vllaznia dhe që po gëzoj këtë formë. Kur erdha në fillim kisha kohë për t’u ambientuar. Jam përshtatur me kalimin e kohës dhe jam i lumtur me formën që po kaloj”, përfundoi Jonuzi deklaratën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!