Jonuzi: Kupa e rëndësishme, për titullin luftojmë fort derisa matematika na e lejon

schedule15:05 - 12 Shkurt, 2022

schedule 15:05 - 12 Shkurt, 2022

Ndeshja me Teutën do të jetë shumë e rëndësishme për Vllazninë, që do të kërkojë të kthehet te fitorja në sfidën e javës së 20-të të Abissnet Superiores. Ky takim do të luhet në “Loro Boriçi” ditën e diel ora 16:45.

Në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Thomas Brdaric ishte i pranishëm edhe Fjoart Jonuzi, i cikli theksoi se ky kampionat është më i vështir se ai i vitit të kaluar.

Përballja me kampionët është shumë  e fortë por mesfushori i shkodranëve, “premton” se skuadra do bëjë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në shtëpinë e tyre.

Ndeshja me Teutën- “Është një ndeshje e fortë, pavarësisht se Teuta nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Mund të them se duhet ta vlerësojmë shumë sepse ka momente ku ata janë shumë cinikë dhe është e fortë në mbrojtje, vrapojnë shumë janë agresivë. Kështu duhet të jemi edhe ne sepse luajmë në fushën tonë, shpresojmë të kemi edhe tifozët me vete dhe të marrim tre pikë”.

Dëmtimi? “Ka qenë një dëmtim i vogël dhe pushova ndaj Flamurtarit, tani jam gati për të dhënë maksimumin për ekipin dhe shpresojmë të marrim tre pikët”.

Forma e sulmit- “Nëse luajmë deri tani duke krijuar volum loje dhe raste, atëherë ngërçi kalohet. Nëse sulmuesit do të zhbllokohen, atëherë nuk do të ndalemi. Thjesht duhet ta kalojmë të gjithë bashkë këtë pjesë dhe t’i mbështesim sulmuesit. Në fund nuk ka rëndësi kush shënon, e rëndësishme është të marrim tre pikët”.

Luftë në të dyja frontet- “Kupa është e rëndësishme prej Europës, është trofe. Vjet e fituam dhe kemi cilësinë të luftojmë të dyja frontet, në kampionat çdo ndeshje duhet marrë me radhë. Tirana është shkëputur, por do të provojmë derisa matematika të na e lejojë”.

Kampionati në krahasim me vitin e kaluar- “Është kampionat më I fortë se janë disa ekipe që luftojnë për Europë, janë edhe ekipet për mbijetesë që hapin probleme dhe duhet të shohim deri në fund”.

Aspekti personal dhe e ardhmja- “Jam i kënaqur, jam ambientuar dhe më kanë mbështetur të gjithë, tani jam i përqendruar te ky sezon se është me të vërtetë i fortë”, u shpreh Jonuzi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!