Jonuz: Sot ishim më mirë se Partizani, rezultati i padrejtë!

schedule18:43 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 18:43 - 22 Dhjetor, 2019

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, foli për gazetarët e pranishëm në “Selman Stermasi” pas humbjes 1-0 kundër Partizanit. Në fjalën e tij, strategu i ekipit shkodran tha: “Dua të komplimentoj lojtarët e mi sot, ne ishim skuadra më e mirë në fushën e lojës. Krijuam më shumë raste, kishim disa momente për të shënuar, por nga një gabim gjatë një goditje këndi, ndëshkohemi dhe Partizani kalon në avantazh.

Në 20 minutat e fundit, shtymë më shumë dhe e vendosëm në presion kundërshtarin, por nuk arritëm të shënonim. Sot luajtëm ndeshjen e fundit të vitit dhe vendosëm shumë lojtarë në role të ndryshme. Po punon shumë mirë, por ndonjëherë nuk e mbajmë mirë topin dhe e humbim shumë shpejt.

Është një problem vetëbesimi. Fola me lojtarët në pushimin mes pjesëve, iu kërkova të besonin më shumë dhe të shtynin përpara. Nuk dua të flas për arbitrin, pasi gjërat shihen qartë. Për të ardhmen, kjo skuadër po punon mirë dhe ka vetëm 5 muaj së bashku. Do të përmirësohemi edhe më shumë dhe unë do të vazhdon të punoj në Shkodër. Do të flas me drejtuesit edhe për merkaton e janarit, ndoshta do të sjellim lojtarë të rinj. Por nesër do të flas me administratorin.

Jo, rezultati nuk ishte iu duhuri. Skuadra ime e dominoi lojën, krijoi më shumë raste për të shënuar. Por në këto lloj fushash, është e vështirë të shënosh. Duhet vetëm të vraposh në këto lloj fushash. Shtubina nuk shënoi, por luajti shumë mirë. Në këto situata, duhet përqendrim i madh.

Duhet të jemi ekip profesionist, të luajmë 90 minuta me fokusin më të madh. Jam nervoz, pasi shumë gjëra po shkojnë kundër nesh. Gjithsesi, nuk dua të flas për arbitrimin”, përfundoi Jonuz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!