Jonuz: Guxova në pjesën e dytë, ja çfarë i kërkoj lojtarëve

schedule15:40 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 15:40 - 7 Dhjetor, 2019

Mirsad Jonuz, trajneri i Vllaznisë, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Strategjia ishte të mos pësonim, pasi luanim në një fushë të vështirë. Në pjesën e dytë shtova sulmuesit dhe ia dolëm të shënojmë. Komplimente skuadrës për paraqitjen e bërë”.

“Kjo është një skuadër e ndërtuar para pak kohësh. Kemi lënë pikë, pasi morëm lojtarë nga të rinjtë. Kemi pasur edhe dëmtime. Nuk kishim Hygor, i cili është i rëndësishëm dhe kthehet në janar. Luftëtari ka lojtarë të rinj dhe nga ato pak gabime shënuam dy golat”.

“Bardulla ka qenë shtatë ditë i sëmurë, ndaj e futa në 30 minutat e fundit. Ishte i freskët dhe ka cilësi. Duhet vazhdimësi prej tij. Sulmi? E respektoj Likën dhe Shtubinën dhe të gjithë lojtarët e tjerë me eksperiencë. Do ta shoh gjendjen e skuadrës dhe do të flas me drejtuesit për të ardhmen, për të ndryshuar diçka.

Nuk flas dot tani, pasi është e rrezikshme. Kemi edhe katër ndeshje. Është e rëndësishme që në këtë moment të mbyllim sa më mirë. Më pas do të kërkojmë 2-3 lojtarë të tjerë. Shumë e rëndësishme është që ta lëmë vendin e tetë, këto dy ekipe, Flamurtari dhe Luftëtari, kanë mbetur poshtë”.

“Flas me lojtarët e mi gjithmonë dhe u them ta shijojnë. Ne lëmë pikë në Shkodër, atje është presioni më i madh. U kam thënë, nëse luani lirshëm dhe e shijoni, nuk humbni”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!