Vllaznia u mund në fund nga Partizani dhe trajneri Mirsad Jonuz në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Uroj portierin e Partizanit, pasi ishte njeriu i ndeshjes. Patëm dy raste me Likën dhe Shtubinën, por ai i priri. Ai ishte fituesi. Nuk kam çfarë të them për portierin tonë, që gaboi dy herë. Unë besoj tek ai dhe e mbështes, si dhe gjithë lojtarët. Ishte një ndeshje e barabartë. Kam parë 2-3 gabime të arbitrit në pjesën e parë. Ky është futbolli.
Është humbje e madhe për ne. Ndryshova 3 lojtarë, pasi Gligorov se ishte i lodhur. Më pas nxora Shtubinën. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe i përgëzoj lojtarët e mi, pasi dhanë maksimumin. Ky është futbolli”.
“E thashë një ditë më parë, që pesë ndeshjet e radhës janë shumë të rëndësishme. Kemi një ekip të ri dhe këto katër ndeshje do shoh çdo gjë në skuadrën time. Besoj tek ekipi dhe do t;u jap shansin të gjithëve të luajnë”.
“Ndoshta është problem psikologjik kur luajmë me kaq shumë fansa. Më shumë se gjysma janë nga Shkodra dhe ndoshta do duhet të punoj në aspektin psikologjik. Është bukur të luash para kaq shumë tifozëve dhe i falënderoj ata. Na ndodhi e njëjta gjë, si me Tiranës, ashtu edhe me Partizanin. E di që nuk shkon diçka, por nuk dua të flas tani”. /abcnews.al