Johnson: 90% e të shtruarve në spital nuk kanë marrë dozën përforcuese

schedule08:27 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 08:27 - 30 Dhjetor, 2021

“90% e personave të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv nuk kanë marrë një dozë përforcuese ”, tha kryeministri britanik Boris Johnson, duke u kërkuar qytetarëve të shfrytëzojnë mundësinë e ofruar nga sistemi kombëtar shëndetësor dhe të vaksinohen.

Sipas kryeministrit britanik, 2.4 milionë persona kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

“Vaksinimi është diçka e mrekullueshme dhe  e rëndësishme për të gjithë”, tha kryeministri britanik. Duke iu drejtuar gazetarëve, ai tha se shtrimet në spital për shkak të COVID-19 në spitalet britanike kishin shënuar rritje.

Kryeministri britanik, tha gjithashtu se nuk do të vendosen masa të reja para Vitit të Ri pavarësisht rritjes së rasteve.

/abcnews.al