Joana Sanz është gruaja e Dani Alves, supermodelja ka mbështetur brazilianin i cili ndodhet në burg

schedule17:35 - 24 Janar, 2023

schedule 17:35 - 24 Janar, 2023

Të gjithë e dini se në çfarë situate u fut Dani Alves. Braziliani tani ndodhet në burg dhe jep dëshmi kontradiktore.

Por gjëja më e rëndësishme për një futbollist është që gruaja e tij ta mbështesë.

Njihuni me Joana Sanz, gruan e Dani Alves

Joana ka lindur më 6 shtator 1993 në Tenerife,  ajo është 10 vjet më e re se Dani Alves.

Joana dhe Dani filluan të takoheshin në vitin 2015 dhe bënë një martesë të fshehtë në Ibiza në vitin 2017. Në ceremoninë martesore morën pjesë vetëm të afërmit dhe miqtë më të afërt. Një mik i përbashkët e prezantoi çiftin disa vite para dasmës.

Modelja dhe futbollisti u panë me njëri-tjetrin për një kohë shumë të gjatë. Ndoshta lidhja e tyre u pengua nga martesa e Dani Alves me Dano Dinora (i divorcuar në 2011, dy fëmijë të përbashkët).

Joana është një modele e famshme spanjolle. Ajo ka punuar me Gucci, L’Oreal dhe marka të tjera të njohura, megjithëse fillimisht ka studiuar për psikologe.

Pas daljes së skandalit me të shoqin, Joana e mbështeti plotësisht: “E di se çfarë është. E di që ai i trajton të gjithë me respekt. Edhe kur më njohu, nuk tregoi asnjë mosrespekt. E kam parë shumë herë sesi femrat i afroheshin bashkëshortit tim në ambientet VIP të lokaleve, duke tentuar ta joshin para syve të mi”.

Ndoshta, për Dani Alves, këto janë fjalët më të rëndësishme tani.  /G.D abcnews.al/