Kuvendi ka miratuar me shumicë votash, edhe nga opozita, dy ligjet për AMA-n dhe AKEP të cilësuara si paketa anti-shpifje. Dy ligjet janë kundërshtuar ashpër nga komuniteti i gazetarëve, por edhe organizma ndërkombëtare, të cilët shprehen shqetësimin se përmes këtyre ndryshimeve ligjore, qeveria censuron në mënyrë të drejtpërdejt mediat.
Kundërshtarët e ligjeve theksuan faktin se nëse ligjet aplikohen, mjaft media mund të falimentojnë, ndërsa gazetarët do të vetëcensurohen pasi ti tremben vendimeve administrative nga persona të emëruar politikisht në AMA.
Por, maxhoranca dhe kryeministri Rama nuk ishin të vetëm sonte në miratimin e dy ligjeve mjaft të kundërshtuara nga gazetarët.
Gazetarja Esiona Konomi bën me dije për abcnews.al se ishin pesë deputetë nga opozita parlamentare që bashkuan votat me socialistët për të miratuar ligjet në fjalë.
Deputetët e opozitës parlamentare që iu bashkuan maxhorancës në votimin në tërësi për ligjet janë:
1- Ylli Shehu
2- Edmond Rrushi
3- Aurora Mara
4- Edjola Braha
5- Nimet Musai. /abcnews.al