Jo vetëm një model frymëzimi, kampionia 16-vjeçare në atletikë zbulon lidhjen me Luiza Gegën

schedule14:58 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 14:58 - 12 Dhjetor, 2020

Redia Dauti është një kampionet më të reja shqiptare në atletikë. Ajo ka arritur rezultate mbresëlënëse në botë sa i takon grupmoshës së re në 3000 metërsh me pengesa.

Mirëpo, duket se kjo nuk është rastësi, pasi 16-vjeçarja është vajza e tezes së kampiones së botës, Luiza Gega. Edhe duket se kjo e fundit ka ndikuar shumë për të rritur pasionin e saj për rezultatin.

Është një kënaqësi shumë e madhe se ne jemi rritur bashkë me Redian dhe jam shumë e lumtur që ndoshta sot Redia më sheh si një model frymëzimi.

Redia le të themi që është ajo që po bën garat e miaj dhe ka rezultate të mira, për moshën që ka i ka akoma më të mira se unë i kam pasur dikur. Do doja që ta shikoja në majat më të larta seç unë i kam pasur dikur”, u shpreh Luiza Gega për “Nuk është karantinë”, që transmetohet çdo të shtunë në ABC. l.k/abcnews.al