Jo vetëm lojtarët, Premier League zbulon nominimet për “Trajnerin e Vitit”

schedule17:13 - 18 Maj, 2023

schedule 17:13 - 18 Maj, 2023

Përveç nominimeve për çmimin e “Lojtarit të Vitit” në Premier League, Federata Angleze e Futbollit ka publikuar ditën e sotme dhe nominimet për çmimin “Trajneri i Vitit”, ku në listën përfundimtare janë 6 trajnerë.

Në krye të listës padyshim janë Pep Guardiola i Manchester City dhe Mikel Arteta i Arsenal, me dy spanjollët që ndiqen nga Eddie Howe i Newcastle dhe Unai Emery i Aston Villa.

Ndërkaq, lista e nominimeve mbyllet me një “dyshe” surprizuese, teksa në listë janë dhe trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi, si dhe trajneri i Fulham, Marco Silva. /i.m /abcnews.al 

Shikoni nominimet: