Pas interesimit të Bayern Munich e Manchester United për “fantazistin” e sulmit të Eintracht Frankfurt, Randal Kolo-Muani, tashmë në garë për francezin kanë hyrë dhe “gjigandët” e Paris Saint-Germain.
Sipas prestigjiozes francez, “L’Equipe”, Presidenti i “parizienëve”, Nasser Al-Khelaifi dhe Drejtori sportiv, Luis Campos e shohin 24-vjeçarin, si zëvendësuesin perfekt të Kylian Mbappe, i cili mund të largohet nga “Parc des Princes” gjatë kësaj merkatoje vere.
Mirëpo, pavarësisht se për Kolo Muani projekti i PSG është shumë interesant, 24-vjeçari dëshiron sërish një kalim në Premier League, aty ku Manchester United është gati të negociojë me “shqiponjat” e Frankfurt.
Ndërkaq, kujtjomë se Kolo Muani zhvilloi paraqitje fantastike, në sezonin e tij të parë me Eintracht Frankfurt, teksa arriti të shënojë plot 23 gola e të dhurojë 17 asistime, në 46 sfida e zhvilluara përgjatë gjithë kompeticioneve, ku gjermanët ishin pjesëmarrës. /i.m /abcnews.al