Kina ka izoluar numër të lartë njerëzish, ka mbyllur shkolla dhe tregje të kafshëve të gjalla. Pasagjerët kinezë u nënshtrohen kontrolleve të rrepta në secilin aeroport që hynë. Këto masa janë marrë me qëllim për të penguar përhapjen e një koronavirusi që tashmë kërcënon disa vende të botës.
I ftuar në studion e “ABC News” drejtori i Mjekësisë së Përgjithshme në spitalin “Hygeia”, Arben Pilaca ka folur për koronavirusin i cili është përhapur gjërësisht duke shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët. Virusi kinez i cili ka marrë edhe jetë njerëzish sipas Arben Pilacës është një tip i ri që e ka gjetur shoqërinë të papërgatitur.
Çfarë ndodh me njeriun gjatë kontaktit me një virus të ri?
“Fillon adaptohet me shpejtësi, në përgjithësi ky virus vjen nga kafshët dhe pastaj bëhet i joni. Do të mbetet një ëndër e keqe edhe koronavirusi”, u shpreh doktor Pilaca.
Masat për ta parandaluar:
Pilaca: Duhet të ketë një disiplinë informacioni. Të merren detaje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Nëse i lemë hapësirë të lirë spekulimit vala e frikës është më e madhe edhe pse shqetësimi është real. Nuk jemi vetëm tani, është një gjë pozitive kur e gjithë bota është angazhuar, i kemi kapacitetet për të bërë detyrën që na takon.
Cilat jana masat më thjeshta?
Pilaca: Të shmangim kontaktin me njerëzit e infektuar, me njerëzit që vijnë nga zonat me rrezik të lartë dhe njerëzit që kanë pasur kontakt me këta persona. Jo të gjitha rastet i kap kamera, ka një pjesë të personave që janë aklinik, por virusin e mbartin. Të shmangim udhëtimet e panevojshme. Kufizimi i ambientëve të mbyllura, ajrosja e shtëpisë është e rëndësishme të paktën 12 herë në ditë. Ka një rekomandim të rëndësishëm për ajrosjen është i domosdoshëm qarkullimi i ajrit./abcnews.al
Lexo edhe: Virusi e gjen organizmin të papërgatitur