Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Jo po nuk punon X, jo po nuk punon Y”, Hoxha ironizon me justifikimet e Tiranës

schedule16:58 - 10 Nëntor, 2020

schedule 16:58 - 10 Nëntor, 2020

Edhe këtë herë Teuta e mundi Tiranën. Durrsakët dolën të fituar në Pogradec falë një goli me kokë të Lorenco Vilës në minutën e 32-të.

Pas ndeshjen në “Panorama Sport” janë raportuar ankesat e Tiranës në lidhje me gjykimin dhe faktin se gjyqtari i ndeshjes, Eldorjan Hamiti ka favorizuar Teutën dhe i gjykon ndeshjet me dy standarde.

 



Ndeshjet e bardhebluve nën gjykimin e Hamitit zakonisht nuk kanë shkuar në mënyrën e dëshiruar dhe një pjesë të fajit për këtë sipas tyre e ka edhe gjyqtari. Në lidhje me këtë ankesë të kampionëve ka reaguar një nga liderët e Teutës, Rustem Hoxha.

 

Ky i fundit ka postuar një screenshot të lajmit dhe e ka shoqëruar me fjalët: “Jo po nuk punon X, jo po nuk punon Y”. Mbrojtësi ironizon me bardheblutë nëpërmjet një justifikimi, që e përdorim rëndom kur luajmë Play Station.

 

Kjo shprehje tashmë ka marrë përdorim më të gjerë dhe Hoxha nuk ngurron ta fusë në funksion në këtë rast. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!