“Jo më shumë se 3 mijë persona”/ Detaje nga marrëveshja për refugjatët: Italia përballon çdo shpenzim

schedule14:55 - 7 Nëntor, 2023

schedule 14:55 - 7 Nëntor, 2023

Nuk do të paguajmë para për strehimin e përkohshëm të emigrantëve dhe Italia do të largojë secilin prej tyre menjëherë pasi të përfundojë shqyrtimi i kërkesave të tyre për azil.

Kjo është garancia që jep qeveria shqiptare për marrëveshjen Rama-Meloni, përmes disa detajeve të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim.

Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj strukturat për qëndrimin e migrantëve.

Kufiri maksimal i personave që mund të qëndrojnë të strehuar në të njëjtën kohë është jo më shumë se 3 mijë persona.

Italia përballon çdo shpenzim për migrantët e strehuar përfshirë: çdo kosto të kujdesit shëndetësor, çdo kosto tjetër të paparashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare.

Afati maksimal i qëndrimit të një migranti nuk mund të jetë më i madh se sa koha e nevojshme për procedurat e azilit/mbrojtjes.

Në përfundim të procedurave, me shpenzimet e saj bën largimin e migrantëve nga Shqipëria. –thotë qeveria shqiptare.

Megjithëkëtë, informacioni i ndarë deri më tani nuk saktëson se për sa gjatë do të funksionojë kjo qendër dhe se cilat mund të jenë risqet, qoftë edhe sociale të Shqipërisë, e cila, sic tha Rama, përgjigjet sa herë që Italia thërret.

Komisioni Evropian i kërkoi këtë të martë më shumë informacion Italisë mbi marrëveshjen e firmosur me Shqipërinë. KE-ja, thotë se edhe pse ka qenë e njoftuar paraprakisht për këtë procedurë, dëshiron të garantohet se nuk po cënohen standardet ndërkombëtare të azil kërkimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!