“Jetova 8 vite të bukura me skenaristin Peçi Dado”, emocionohet akademikja: U nda nga jeta shpejt, rrita dy fëmijë e vetme

schedule10:35 - 28 Maj, 2024

schedule 10:35 - 28 Maj, 2024

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, akademikja dhe studiuesja e letërsisë, Floresha Dado, është ndalur dhe te historia e dashurisë me bashkëshortin e saj, skenaristin Peçi Dado.

Ajo ka treguar se me të u njohën te filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen” dhe ishte letërsia që i bëri bashkë.

Dado e emocionuar tha se jetuan vetëm 8 vite të bukura me të, pasi ai u nda nga jeta në moshë të re dhe iu desh të rriste dy fëmijë e vetme. Profesoresha u shpreh se ndihet krenare që ka dy fëmijë të mrekullueshëm dhe ka ndërtuar një karrierë me vlerë.

“Kur kam ardhur në këtë ndërtesë kam një nostalgji, sepse Kinostudio ka pasur një peshë të veçantë në jetën tonë. Kinostudio është një gjë shumë e rëndësishme, shumë e magjishme dhe nëpërmjet bisedave që bëja me tim shoq jetoja. Me problemet e Kinostudios kam jetuar në atë periudhë, me ato debatet, diskutimet që bëheshin nga Komiteti Qendror, mezi miratohej një skenar. Për shembull, “Qortimet e Vjeshtës” kanë ndejtur për një kohë shumë të gjatë në Komitet, mezi u dha viza dhe unë nuk e kuptoj pse.

Filmi është bërë sebep që unë u njoha me bashkëshortin tim. Dikush nga miqtë tanë të përbashkët u bë shkaku që unë me tim shoq të pinim një kafe, por sigurisht unë me atë diferentizmin, fodullëkun e vajzës së re… Në bisedë e sipër, unë kuptova që ai ishte skenaristi i filmit “Ngadhënjimi i vdekjes” një film shumë i bukur dhe unë e futur në fushën e letërsisë e pash me një sy tjetër. Letërsia në një farë mënyre, ishte ajo që theu hendekun e parë. Edhe pastaj ishim dy shokë shumë të mirë. Ka qenë një humbje shumë e madhe. Jetuam shumë pak, 8 vjet martesë. Kemi dy fëmijë të mrekullueshme. Ka qene shumë e vështirë, ato gratë që e kanë përjetuar të kuptojnë. Nuk kisha asnjë ndihmë, sepse asnjë nga të afërmit e mi nuk kishin mundësi të më ndihmonin. Ashtu ishin rrethanat atëherë, isha vetëm 34 vjeç”, tregoi Dado./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!