Jep dorëheqjen drejtori i Transportit Rrugor

schedule16:18 - 22 Tetor, 2018

schedule 16:18 - 22 Tetor, 2018

Ka dhënë dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Arben Isaraj.

Në shkresën drejtuar Ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, Isaraj shprehet se ka marrë këtë vendim për të mos ndikuar direkt apo indirekt me pozicionin e tij të lartë administrative në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri për të vëllain.

Mbrëmjen e 21 Tetorit, Altin Isaraj është ndaluar, shoqëruar dhe referuar nga Policia e Shtetit në organin e Prokurorisë për dy vepra penale./abcnews.al