Momente tensioni janë shënuar ndërmjet protestuesve të Unazës së Re dhe policisë këtë të diel. Sipas gazetarit Andi Qosja, policia me anë të një barrikade ka ndaluar një pjesë të protestuesve që të bllokojnë edhe pjesën tjetër të rrugës.
Me anë të qendrës së zërit, policia e shtetit i kërkoi kreut të PD-së që të tërheqë protestuesit. Kjo shkaktoi edhe irritimin e tubuesve të cilët thërrisnin “Ik”. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i bëri thirrje policisë që të lirojë rrugën pasi sipas tij forcat e rendit janë në kundërshtim me ligjin.
“Jemi qytetarë, keni bllokuar rrugën. Keni bllokuar rrugën. Duam të shkojmë në shtëpi. Keni bllokuar rrugën. Jeni në kundërshtim me ligjin”, tha Bardhi./abcnews.al