“Jemi futur në Champions League, s’ka më kthim pas”/ Rama: Drejtësi që nuk pyet për pushtet, vetëm PS mund ta bënte!

schedule17:24 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 17:24 - 4 Dhjetor, 2023

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste në Shkodër, në fjalën e tij të mbajtur me qytetarët u shpreh se arsimi profesional duhet të marrë një vëmendje shumë të madhe.

“Nxitja për arsimin profesional është jetike për ne. Në vitin 2023 padiskutim që do të jemi një vend ndër xhevahirët për turizmin, jemi futur në champions ligue tani, konkurrenca është e fortë, por ne do të bëhemi. Ne na duhen turistë që shpenzojnë shumë, por duhet të kemi shumë krah pune të kualifikuar. Fëmijët duhet të orientohen për të marrë një zanat. Zanati nuk të bën vetëm punëtor, por shumë prej atyre që në Europë bëhen biznese të vogla, vijnë nga zanatet.

I ndalur tek reforma në drejtësi, Rama tha se është bërë një punë shumë e madhe, duke shtuar se kjo falë edhe Partisë Socialiste.

“Kjo është një nga ato gjëra që përveç PS askush nuk i imagjinon dot dhe jo më ti marrë përsipër. Jam i bindur që kushdo që është pjesë e kësaj partie duhet të jetë krenar sepse nuk ka ndodhur kurrë që njerëz të veshur me pushtet të shkojnë para drejtësisë dhe që pushteti ekzekutiv apo legjislativ ta lërë drejtësinë t’i ketë duart e lira. Nuk ka ndodhur kurrë që njerëz me pushtet të përgjigjen para drejtësisë. Këtë nuk e bën dot askush asnjë forcë e jashtme. Kemi dëgjuar, se e bëri Amerika? Amerika këtu ishte që në ’91 dhe BE ka qenë këtu dem baba dem. Kanë dashur të ndodhë kjo, por që të ndodhë kjo duhej një forcë brenda vendit. Patjetër që ato janë mbështetje dhe pa mbështetjen e atyre kjo nuk ,mund të ndodhte, por duhej mbështetja e tyre që të ndodhte ajo që ndodhi ku u votuan ndryshimet. Unë nuk kam parë ndonjëherë tjetër deputetë që ta ngrenë kartonin jeshil lart dhe ta mbajnë kokën poshtë. E votuan duke kërcyer si prifti dhe hoxha bashkë. Ky është rezultat i angazhimit që kemi marrë para njerëzve dhe gjithashtu si rezultat i PS në krye të punëve të këtij vendi. Nuk është diçka e gëzuar kur je i detyruar të shohësh gjëra që nuk do të dojë, që njerëz që ke bashkëpunuar duhet të përgjigjen para drejtësisë. Kjo është ajo që sjell heqja e duarve nga drejtësia”, ka thënë ndër të tjera Rama.

Së fundmi shtoi se kryeministri Rama u shpreh se tashmë në Shkodër nuk duhet të ekzistojë më ndarja ata apo ne, por të gjithëve duhet t’u jepet mundësia për të kontribuar për qytetin.

“Unë kam shumë besim që ne do të bëjmë të gjitha gjërat që duhet të bëjmë sepse kemi eksperiencën kemi vullnetin dhe mbi të gjitha kemi një emër shumë të madh, për të lartësuar që është emri i Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Shkodrës i them: ‘Do ta kuptoni që ajo që po ndodh me atë partinë tjetër që është ndarë në copa e çika dhe do ndahet edhe më shumë, ne na jep një mesazh të qartë që ne duhet të kujdesemi që të bashkojmë sa më shumë njerëzit e zakonshëm. Shkodra është shembulli se ndarja nga lart poshtë, me këmbëngulje dhe me cinizëm e njerëzve të zakonshëm dhe vendosja e barrikadave në çdo lagje, në çdo gardh duke i ndarë njerëzit, tanët dhe tyret është në dëm të njerëzve vetë. Nga kjo ndarje në Shkodër kush përfitoi? Këtë e pësuan njerëzit, ata që besuan dhe ata të tjerët që nuk e besuan, por nuk kishin çfarë të bënin. Dhe ne kemi detyrë që të jemi një parti që integron, madje ta shohim veten si një hapësirë për t’i integruar njerëzit. Nuk ka ndodhur në Bashkinë e Shkodrës, ndonjë revolucion dhe shpresoj të mos ndodhë. Ia kam thënë Benetit, mos bjer në kurthin se duhet të heqësh njerëz. Jepi kohë vetes dhe vlerëso njerëzit për atë që janë. Kush është i zoti dhe mbulon detyrën”, përfundoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!