“Jemi akoma në fillim”, ish-drejtori i ISHP-së: Numri i testimeve duhet të jetë më i lartë

schedule16:40 - 17 Mars, 2020

schedule 16:40 - 17 Mars, 2020

I ftuar në “ABC News”, ish-drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Adrian Hoxha ka folur për menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi. Ai theksoi se distancimi social është një element i rëndësishëm dhe qytetarët nuk duhet të tregohen neglizhent.

Sipas tij masat e marra nga qeveria edhe pse drastike janë masa që janë të domosdoshme në një situatë të tillë të jashtëzakonshme.

Gjithashtu ai theksoi se duhet të bëhen sa më shumë testime.

“Numri i testimeve tek ne është i vogël. Është një problem menaxherial, i cili ka të bëjë me mënyrën se si funksionojnë strukturat tona. Nevojat janë shumë më të mëdha dhe në momentin kur Instituti ka një numër të kufizuar për të bërë, atëherë ai nuk i përgjigjet nevojave apo ndjekjes së sëmurëve. Kemi ngelur peng i skemave të vjetra”, tha Hoxha.

Më tej ai theksoi se një situatë si kjo nuk do të përkthehej në kolaps pasi shteti ka rezervat e veta. Jemi në fillikm viti, por problemi është se a ka kohë të mjaftuehme për t’ju përgjigjur në moment situatës nëse përshkallëzohet. “Numri i testimeve duhet të jetë më i madh”, u shpreh ai.

“Perceptimi i ulët i riskut mendohet që mund të kalohej me informim, por u pa që jo vetëm informimi, por as edukimi nuk janë të mjaftueshme që të kesh qasje të ulët. Janë shumë rrethana të tjera të lidhura me kategoritë që ndërthuren. Masat që janë radikale, të dodmosdoshme. Edhe pse mund ti kemi pak të ashpra për shkak të ekonomisë së dobët, duhet ti kemi edhe më të ashpra në raport më shtetet e tjera.

Janë të rëndësishme sepse duhet të ndërpresim zinxhirin, dhe kjo është hallka më e mirë. Nëse themi se këto 4-5 ditë kanë funksionuar mirë, të mos harrojmë që ky dhjetë ditësh ishte vital nga pikëpamja e qarkullimit dhe natyrisht do të kemi pasoja”, sqaroi Hoxha.

Sa i përket mbylljes së kufijve ai theksoi se në krahasim me vendet e tjera janë mbyllur shpejt. Gjithashtu ai theksoi se duhet të presim rritje graduale të numrit.

“Jemi akoma në fillim dhe fakti që kemi ndërprerë qarkullimin ndërmjet qyteteve është shenjë e mirë, por të mos harrojmë që kemi lëvizjen e qytetarëve. Teorikisht mund të presim që edhe në Korçë të kemi shtrirje gjeografike”, tha ndër të tjera Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!