“Jelekët e Verdhë” në protestë, plagoset një lider i tyre

schedule08:11 - 27 Janar, 2019

schedule 08:11 - 27 Janar, 2019

Jelekët e verdhë janë mobilizuar edhe këtë të shtunë në Francë. 69 mijë vetë ishin në protestë sipas ministrisë së brendshme.Protestuesit dogjën mjete në rrugë ndërsa policia u lëshoi gaz lotsjellës e granata shurdhuese. U plagos një prej udhëheqësve të jelekëve të verdhë.

Jelekët e verdhë kanë dalë në protestë në të shtunën e 11-të rradhazi në Francë. Protestuesit i kanë vënë flakën disa motorëve të parkuar, ndërsa forcat e rendit kanë lëshuar gaz lotsjellës e granata shurdhuese drejt protestuesve.

Si pasojë e përplasjes me policinë në Paris, në afërsi të Bastijës është plagosur një prej udhëheqësve të jelekëve të verdhë. Ai quhet Zherom Rodrigez dhe në Facebokun e tij shkroi “Do e humb syrin”. Një hetim i brendshëm ka nisur tek forcat e rendit. Grupe protestuesish u mblodhën në sheshin e republikës për atë që e quajnë “nata e verdhë”. Edhe në këtë shesh protestuesit janë ndeshur me policinë.

Në mbrëmje policia njoftoi se numri i protestuesve në të gjithë vendin ishte 69 mijë, nga këta 4 mijë vetëm në Paris. Një javë më parë, numëroheshin 84 mijë protestues. Ministri i Brendshëm ka dënuar aktet e dhunës të protestuesve që sipas tij ishin maskuar si jelekë të verdhë.

Pas plagosjes në sy të Zherom Rodrigez, një tjetër udhëheqësi i lëvizjes i ka bërë thirrje jelekëve të verdhë përmes llogarisë së tij në FB që të ngrihen së bashku në një protestë edhe më të madhe. “lërini zënkat mënjanë, sepse një betejë nuk luhet, por fitohet” shkruan ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!