Java nis e qetë te “Sanatoriumi”, nuk ka fluks pacientësh me koronavirus

schedule14:28 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 14:28 - 14 Dhjetor, 2020

Nga Ajgena Korbi

Tre autoambulanca për rreth 1 ore e 30 minuta mbërritën në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë paraditen e të hënës.

Ekipeve mjekësore ndryshe nga ditë më parë nuk iu desh të prisnin gjatë para Urgjencës së Covid 2, as ti trajtonin të sëmurët në autoambulancë, pasi për ti shtruar pacientët nuk iu desh shumë kohë.

Ndërsa këtu familjarët qëndronin  sa tu sistemoheshin të afërmit në sportelin pranë hyrjes kryesore  mungonin radhët e ditëve të shkuara.

Me e qetë duket kjo fillim jave dhe përpara spitalit Infektiv.

Autoambulanca që qëndron në oborrin e Covid 1 nuk pret për të lënë të sëmurë, por për ti marrë prej aty dhe për ti dërguar në spitalin Covid 3.

Por kjo duket se nuk i ka pëlqyer këtij të sëmuri që tenton të largohet prej infermierëve që e shoqërojnë.

Prej disa ditësh numri I të shtruarve në  4 spitalet Covid sipas të dhënave të raportuar nga Ministria e Shëndetësisë është thuajse në të njëjtat nivele. Javën që lamë pas mesatarisht  450 persona në ditë  merrnin shërbim spitalor.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!