Java e parasë, Banka e Shqipërisë organizoi aktivete të ndryshme

schedule14:13 - 17 Mars, 2018

schedule 14:13 - 17 Mars, 2018

Java e Parasë ka përmbyllur një sërë aktivitetesh të rëndësishme, që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marë vendime financiare të mirëmenduara. ABC News ju sjell një përmbledhje të kësaj feste mbarëbotërore që u realizua nën kujdesin e Bankës së Shqipërisë.

Kështu u lajmërua nisja e një feste mbarëbotërore për javën e parasë.

Edhe në Shqipëri nisi me një sërë aktivitetesh.

Ceremonia e çeljes së Javës së Parasë u organizua në ambientet e Muzeut të Bankës së Shqipërisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave në fjalët e tyre të shkurtra përshëndetëse theksojnë ndër të tjera misionin e Javës së Parasë dhe promovojnë rëndësinë e kulturës financiare për publikun e gjerë dhe në veçanti për brezat e rinj.

Tema që është përzgjedhur për këtë vit është një shprehje e vjetër popullore shqiptare dhe shumë domethënëse.

“Paraja: Ç’të mbjellësh, do të korrësh!”

Pas fjalëve të rastit, aktiviteti vijoi me shpërndarjen e çmimeve për fituesit e 3 konkurseve të lançuara një muaj më parë nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave.

Konkursi i parë ishte “Paraja: Ç’të mbjellësh, do të korrësh!” në të cilën morën pjesë nxënësit e klasave VI të shkollave 9-vjeçare, me projekte kreative, si vizatim, punë dore, të cilat përcjellin qartë konceptin e tyre të administrimit të parasë. Në këtë konkurs u paraqitën për konkurrim rreth 70 projekte dhe morën pjesë 144 nxënës të 21 shkollave 9-vjeçare.

Konkursi i dytë i organizuar është ai i videos më të mirë. Konkursi ftoi nxënësit gjimnazistë të përcillnin me origjinalitet mesazhet e tyre për temën “Paraja: Ç’të mbjellësh, do të korrësh!” përmes një videoje prej jo më të gjatë se 2 min. Videoja mund të ishte produkt i punës individuale ose në grup. Gjithsej në konkurs u paraqitën 24 video, të realizuara nga 40 nxënës të 14 shkollave të mesme të vendit, prej të cilave u shpallën 3 fitues.

Konkursi i tretë i organizuar është ai i esesë më të mirë me temë “A përbën rrezik përdorimi i euros në transaksionet tregtare në Shqipëri?”. Studentët u ftuan të realizonin ese argumentuese jo më të gjata se 1500 fjalë, duke përmbushur kriteret e shkrimit akademik.
Dita e dytë e aktiviteteve ka nisur me një vizitë në muzeun e Bankës së Shqipërisë.
Ata janë vizitorët më të rregullt të Muzeut në brendësi të Bankës së Shqipërisë. Mesdita e së enjtes ishte parashikuar për nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Servete Maçi” në Tiranë për të marrë edhe më shumë njohuri mbi historinë e monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare.

Vizita e shoqëruar me shpjegimet e specialistëve nis me katin e parë të muzeut për t’u zhvendosur në të dytin. Ajo merr edhe më vlerë në javën globale të parasë që për 2018 vjen me lajtmotivin.

“Çdo të mbjellësh do të korrësh”.

Jo vetëm informacion, por edhe lojëra që zhvillojnë imagjinatën e fëmijëve, i vënë ata përballë pyetjeve për paranë apo në garë me njëri tjetrin, si në rastin konkrete, kur specialistja në Zyrën e Botimeve dhe Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë u ka dhënë një detyrë.

Elsa që të paktën tre herë në javë pret më dhjetëra grupe nxënësish kryesisht të 9-vjeçares thotë se përveç se janë kuriozë, njohuritë e tyre mbi paranë janë të admirueshme.

Për të shenjuar vizitën e tyre në këtë muze, në mbyllje të kësaj ore jashtë mësimit, ka dy dhurata. Një dosje e pasur me informacione për lekun, si ta vlerësojmë atë dhe një foto me fytyrën e tyre të stampuar në një nga prerjet e kartëmonedhës shqiptare.

Java e Parasë është një aktivitet mbarëbotëror i parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marë vendime financiare të mirëmenduara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!