Abissnet Superiore do të zbresë menjëherë në fushën e lojës të shtunën për të zhvilluar edhe ndeshjet e javës së 24-të të saj.
Emocione të forta do na dhurojë kjo javë e cila siparin do e ngre derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Kjo supersfidë do të luhet në “Air Albania” ditën e shtunë ku e gjithë vëmendja do të jetë në orën 19:45.
Të dy skuadrat po kalojnë një formë mjaft të mirë dhe vijnë pas disa rezultatesh pozitiv e radhazi, teksa “të kuqtë” do të provojnë të thyejnë mallkimin në derbi, pasi nuk fitojnë që prej 13 marsit të vitit të kaluar dhe kanë njohur disa disfata vitet e fundit.
E diela është menduar të jetë pushim pasi asnjë sfidë nuk është parashikuar të luhet në këtë ditë, ndërsa duelet e tjera do të vazhdojnë ditën e hënë me 3 takime. Interesante do të jetë ndeshja mes Egnatias dhe Teutës, përballe mbijetesë qe do të luhet në “Arena Egnatia”, ora 13:45.
Po në të njëjtën orë do të luhet edhe Kastrioti-Laçi. Laçianët do të kërkojnë fitoren që iu mungon prej dy ndeshjesh, ndërsa krutanët do të synojnë një tjetër fitore që do i ndihmonte në fund në llogaritë e mbijetesës.
Po të dielën ne orën 16:45 e gjithë vëmendja do të kalojë te një tjetër sfidë interesante dhe e luftuar për vendin e 3-të. Kukësi-Vllaznia do të masin forcat mes tyre, teksa ndajnë edhe të njëjtën kuotë pikësh në renditje.
Abissnet Superiore do të mbyllë javën e 24-t ditën e martën në orën 16:45 në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, me vendasit që do të presin Dinamon në një tjetër “finale” mbijetese. Korçarët e Memellit mbajnë vendin e fundit në renditje me vetëm 17 pikë, teksa para tyre pozicionohet pikërisht “nëndetësja blu” me 20 pikë.
Ndeshjet e javës 24-të:
Të shtunën:
19:45/ Tirana-Partizani / Stadiumi “Air Albania”
Të hënën:
13:45/ Kastrioti-Laçi / Stadiumi “Kamza”
13:45/ Egnatia-Teuta / Stadiumi “Arena Egnatia”
16:45/ Kukësi-Vllaznia/ Stadiumi “Elbasan Arena”
Të martën:
16:45/ Skënderbeu-Dinamo / Stadiumi “Skënderbeu”. /f.a/abcnews.al