Superiorja vazhdon garimin dhe tashmë ka një plan për ndeshjet e javës së 31-të. Ndeshjet do të luhen të dielën dhe të hënën, ndërkohë që vihen re tre orare të ndryshme.
Duelet e para zhvillohen më 2 maj, prej orës 16:00. Kastrioti-Skënderbeu është një sfidë mbijetese, kurse në Ballsh Bylisi do tentojë të frenojë Tiranën që ëndërron edhe titullin kampion. Skuadra e Dovedan synon qëndrimin në Superiore dhe tre pikët janë shumë të nevojshme për ta.
Partizani i vendit të dytë ka për detyrë të mposhtë Apoloninë dhe pret që të hënën të ndalet Teuta kryesuese. Durrsakët luajnë në transfertë me Vllazninë rivale, në “Loro Boriçi”, prej orës 18:00.
Po të hënën luhet edhe derbi i Veriut, mes Laçit dhe Kukësit. Kurbinasit tani janë vetëm një pikë larg Tiranës dhe rrezikojnë Europën, ndaj u duhet vetëm fitorja ndaj verilindorëve. Ky duel zhvillohet prej orës 15:00. / abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 31
E diel, më 2 maj 2021
Ora 16:00 | Bylisi-Tirana
Ora 16:00 | Partizani-Apolonia
Ora 16:00 | Kastrioti-Skënderbeu
E hënë, më 3 maj 2021
Ora 15:00 | Laçi-Kukësi
Ora 18:00 | Vllaznia-Teuta