Jasir asani mbyll vitin/ “Ylli kuqezi” pëson dëmtim në Korenë e Jugut, dëmtimi nuk e lejon të luajë ndeshjen e fundit

schedule17:11 - 30 Nëntor, 2024

schedule 17:11 - 30 Nëntor, 2024

Mëkat I madh, por janë gjëra që ndodhin.

Jasir Asani mbyll vitin 2024 dhe sezonin në Korenë e Jugut, dhe nuk mund të luajë në ndeshjen e fundit.

Ylli I kombëtares shqiptare ka pësuar dëmtim, dhe pas kësaj lajmëroi tifozët e ekipit, Kuangju, se gjendja fizike nuk e lejon që të ndihmojë shokët.

Në të vërtetë, Asani nuk do të jetë në 3 dhjetor në sfidën që Guangju do të luajë në Ligën e Kampionëve të Azizë, në Kinë në fushën e Shangait, e më pas do të mungojë edhe në duelin tjetër në Champions ndaj ekipit tjetër kinez, Shandong Taishan.

Futbollisti ofensiv po kalonte një formë të shkëlqyer, sidomos në Championsin e Azisë, ku është edhe shënuesi më I mirë me 7 gola, tre më shumë sesa Kristiano Ronaldo.

Për momentin, Asani është kandidati numër 1 për Këpucën e Artë këtë sezon.

Kuangju pati më shumë nevojë për shqiptarin sidomos në Ligën Profesioniste të Koresë së Jugut, pasi u ndodh në zonën e zbritjes nga kategoria dhe ia doli vetëm për pak pikë që të mos ishte në plej aut.

Futbollisti I lindur në Shkup kaloi një vit 2024 me dy fytyra, pasi fillimisht u la jashtë ekipit, ndërsa më pas u rehabilitua dhe tregoi vlerat e tij. /i.m /abcnews.al