Jashtë planeve të trajnerit Reja, Sahiti nuk pret dhe kalon te Kosova

schedule16:06 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 16:06 - 28 Dhjetor, 2021

Emir Sahiti pret vetëm lejen e FIFA-s, për të luajtur me Kosovën pasi Shqipëria nuk e mori në konsideratë në asnjë moment.

Sulmuesi anësor ka rënë dakord me FFK, që po vijon me procedurat për ta patur sulmuesin e Hajduk Split pjesë të Kosovës.

Sahiti ndjek rrugën e vëllait të tij, Suadit. 23-vjeçari ka luajtur më parë me Shqipërinë U21 dhe tani zgjedh të kalojë te Kosova. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!