“Jasha çunat”, duke dëgjuar Bes Kallakun, dy shqiptarët në Itali filmojnë aksidentin LIVE

schedule09:09 - 6 Janar, 2021

schedule 09:09 - 6 Janar, 2021

Dy persona me origjinë shqiptare janë aksidentuar teksa kanë qenë duke udhëtuar me makinë ndërkohë që e gjithë skena është filmuar nga njëri prej tyre.

Ai ka filmuar udhëtimin teksa kanë qenë duke dëgjuar muzikë shqiptare. Me këngën e Bes Kallakut në sfond ata dëgjohen teksa thërrasin “Jasha çunat”. (Kliko këtu për parë videon).

Në fund të këngës ndodh një problem dhe video ndërpritet. Makina e tyre ndërkohë pëson një aksident si pasojë e lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut.

Ata u dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.  Karabinierët nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij incidenti. Sipas policisë, dy shqiptarët nuk kanë precedentë të mëparshëm penalë. Gjithashtu ata janë të dy të martuar dhe prindër./mv.abcnews.al