Japonia vendos rekord shpejtësie në internet, 80,000 filma mund të shkarkohen në 1 sekondë

schedule09:59 - 15 Nëntor, 2021

schedule 09:59 - 15 Nëntor, 2021

Inxhinierët në Japoni kanë vendosur një rekord të ri botëror për internetin më të shpejtë dhe është aq i shpejtë sa do të mund të shkarkoni rreth 80,000 filma në vetëm një sekondë. Shpejtësia e internetit zakonisht matet nga sa të dhëna mund të transmetohen midis dy pajisjeve në një sekondë.

Rekordi i ri është 319 terabit për sekondë (Tb/s). Ky është dyfishi i rekordit të mëparshëm botëror për internetin më të shpejtë dhe rreth 7.6 milionë herë më i shpejtë se shpejtësia mesatare e internetit në shtëpi në SHBA (42 megabit për sekondë).

Kabllot me fibra optike, lloje të ndryshme lidhjesh interneti transmetojnë të dhëna mbi lloje të ndryshme harduerësh. Lidhjet më të vjetra “dial-up”, për shembull, mbështeteshin në telat e telefonit, ndërsa lloji më i shpejtë i internetit i disponueshëm sot, fibra, përdor kabllot me fibër optike.

Këto kabllo transmetojnë të dhëna duke përdorur impulse drite, të cilat udhëtojnë përgjatë fibrave të holla optike me bërthama qelqi ose plastike. /abcnews.al/