Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme

schedule01:09 - 25 Maj, 2020

schedule 01:09 - 25 Maj, 2020

Japonia ka vendosur qëë këtë të hënë të heqë gjendjen e jashtëzakonshme. Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka bërë me dije se tashmë ka vendosur që ti japë fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte akoma në fuqi.

“Ne kemi pasur kushte shumë të rrepta për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme dhe kemi gjykuar se i kemi përmbushur ato”, është shprehur kryeministri.

Ndër të tjera ai ka theksuar se vendi kishte arritur të kontrollonte përhapjen e koronavirusit të ri, që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme më 7 prill. Japonia i ka lehtësuar kufizimet që nga mesi i majit, por i mbajti ato në disa zona, përfshirë Tokion.

Ky vend ka regjistruar një numër relativisht të ulët të rasteve dhe vdekjeve në krahasim me vendet tjera të botës. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16,550 ndërsa 820 pacientë kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri./abcnews.al