Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Janë shtuar vdekjet në burgje nga infarktet”, eksperti i sigurisë: Burgu s’është universitet! Të ulen masat ekstreme për paraburgimet

schedule21:21 - 9 Prill, 2026

schedule 21:21 - 9 Prill, 2026

TIRANË- Eksperti i sigurisë, Faik Basha, i ftuar në “Real Story”, theksoi se procesi i rehabilitimit të personave të burgosur është jashtëzakonisht i vështirë, ndryshe nga se mund të perceptohet nga opinioni publik.

Ai shpjegoi se, përveç mekanizmave që ndërtojnë shtetet, si institucionet e vuajtjes së dënimit për rehabilitimin pas një vepre të caktuar, duhet që edhe vetë personi të jetë i motivuar për të përfunduar këtë proces.

Në përfundim, ai shtoi se dëmi psikologjik gjatë paraburgimit shpesh është më i madh se ai i një dënimi të gjatë, pasi i paraburgosuri nuk di fundin e procesit. Ai theksoi se janë shtuar rastet e vdekjeve në paraburgime, pasi presioni psikologjik është i lartë.



Ai theksoi se personat pa prova nuk mund të dërgohen drejt izolimit, sepse kjo qasje dëmton rëndë shoqërinë.

” Nuk ekziston procesi i rehabilitimit është një proces jashtëzakonisht i vështirë, përveç mekanizmave që  ndërtojnë shtetet, siç janë institucionet e vuajtjes së dënimit, që tentojnë të kryejnë rehabilitimit pas një vepre të caktuar dhe pas një vendimi gjykata që i cakton atij heqjen e lirisë dhe vuajtjen me burg, duhet dhe vetë personi që të jetë i motivuar për ta kryer këtë proces. Është një proces, i cili duhet të vazhdojë edhe pas daljes nga këto institucione.

Problemi i paraburgimeve nuk lidhet vetëm me çështjen vendimeve të ashpra, dhe mos gjetjen fajtor përpara të vendimit përfundimtar të një gjykata, sepse fajtor ne e quajmë kur merret vendimi i apelit, kur është vendim i formës së prerë. Duke e çuar në një institucion edhe një që ka faje, dhe një që s’ka faje, dhe vendimi nuk është marrë për asnjërin,. pra ti e ke dënuar këtë shoqëri, sepse ka barazuar dy njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët.

I ke fut në një ambient, ke rrit numrin e të paraburgosurve, ke shtuar punën e institucionit dhe ke ulur ritmin e procesit të rehabilitimit. Burgu nuk është universitet që te merr nga shkolla e mesme dhe të nxjerrë më të mirë. Burgu bën maksimumin, por kurrë nuk bën mrekullinë. Askush që futet në burg nuk thotë që kur kam hyrë në burg, dhe në momentin që dola kam zënë vend. Zë mend vetëm ai që ka rënë për fatkeqësi, që ka rënë aksidentalisht në burg.

Kemi rastin e  shtimit të vdekjeve në burg, të rënies së infarkteve. Pjesa më e madhe e tyre janë të paraburgosurve, sepse rritet presioni. Futesh në një botë që ti s’e njeh. Ty të fillon gjykimi nga prokurori. Sado shkurtër të jetë dënimi, dënim psikologjik çdokush e merr. Jam pro që të ulen masat ekstreme.

Unë kam parë më mijëra që kanë hyrë në burg, dëmin që e merr një njeri në momentin që është i paraburgosuri, nuk e merr sikur të bëjë edhe dhjetë vjet burg mbrapa kur të marrë vendimin e formës së prerë, sepse di fundin”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!