TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se integrimi i vendit në BE është një bekim për Shqipërinë.
Ai theksoi se Shqipëria përfiton në shumë dimensione me futjen e saj në bllokun evropian.
“BE është bekim për vendet si i ynë, që në momentin që hyn, janë vende përfituese. Kontribuuesit janë vendet e mëdha, si një familje, 1 miliard euro e kusur euro çdo vit janë shumë”, tha ai.
Ai theksoi se ka ndryshuar dhe metodologjia e BE, sa i takon zgjerimit të saj.
Sipas tij, Shqipëria duhet ta shfrytëzojë me zgjuarsi këtë moment dhe të përfitojë sa më shumë.
“Ka ndryshuar metodologjia. A i dëgjon ti çfarë thonë përfaqësuesit më të lartë të BE. Janë përputhur dëshirat dhe qëllimet, janë përputhur yjet e fatit për herë të parë qysh nga 90”, theksoi ai./abcnews.al