Janari muaj i frikshëm në Vlorë, 4 të vrarë dhe shpërthime me tritol

schedule13:43 - 1 Shkurt, 2018

schedule 13:43 - 1 Shkurt, 2018

Ashtu si dhe viti 2017 i cili u mbyll me një bilanc të rënde krimesh, edhe 2018 ka nisur shumë keq në qytetin e Vlorës. Vetëm për muajin Janar ka patur katër të vrarë.

 

Janë gjurmët e vrasjeve, jo shumë kohë më parë, por ditëve të fundit në muajin e parë për 2018.

Në një kohë kur 2017 në Vlore u mbyll me tetë persona të vrarë dhe 11 të plagosur, apo edhe me shpërthime tritoli, Janari gjithashtu regjistroi shifra të frikshme krimi.

Katër persona u vranë dhe dy shpërthime me tritol ndodhën brenda 30 ditëve

Në 15 janar në Gjorm një i ri qëlloi fqinjin e tij dhe më pas vrau veten. Viktima që dyshohet se kishin konflikte në rrugë të errëta kriminale, janë  Artion Shenaj dhe Maringlen Mema.

Por vetëm një javë më vonë, në datë 21janar, dy persona të tjere u vranë dhe më pas u dogjën në banesën e tyre.

Olsi dhe Selike Hoxhallari humbën jetën, në një ngjarje akoma të pazbardhur  nga policia e Vlorës.

Por në Janar nuk munguan edhe shpërthimet. Tritoli shpërtheu në një dyqan, ashtu siç u hodh në erë edhe një makinë./abcnews.al