“Jam ushtari yt”, shkarkohet nga detyra kreu i Policisë Rrugore Dibër

schedule12:44 - 18 Janar, 2020

schedule 12:44 - 18 Janar, 2020

Është shkakruar nga detyra shefi i qarkullimit rrugor në Dibër, Robert Aga.

Vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur pak kohë pas arrestimit të vellait te tij Pajtim Aga nga policia, në një operacion të finalizuar sot, me akuzën për trafik droge.

Gjithashtu Aga doli edhe para disa muajsh në përgjimet e gazetës gjermane Bild, për shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, të zhvilluara në qarkun e Dibrës. Zyrtari i policisë dëgjohet duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ku këtij të fundit i thoshte midis të tjerash: “Jam ushtari jot”

Ndërkohë vëllai i tij njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor, ndërsa problemet e tij me policisë janë të hershme.

Njoftimi i policisë për operacionin ku u arrestua Pajtim Aga

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “TRANZIT”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe DVP Dibër.

Vihen në pranga 7 persona.

Sekuestrohen 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe DVP Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “TRANZIT”, si rezultat i të cilit bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

-P. A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

-Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

-D. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

-F. D., 37 vjeç, banues në Shëngjin.

-M. P., 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

-A. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë se Shtetit dhe DVP Dibër ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Përgjimi

Bert Aga: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Mirë! Jam në një tavolinë, ku ke qef me shku ti në Bulqizë e?

Bert Aga: Po

Qefalia: Ok, hajt ciao!

Bert Aga: Kush të tha ty?

Qefalia: jemi këtu me kryeminsitrin dhe me ministrin

Bert Aga: Unë u garantoj tu jap çfarë tu dojë qejfi. Më çoni për zgjehdje

Qefalia: Se mos binë atë Bert kehsin aty, si thua ti?

Bert Aga: Mirë mo

Qefalia: Të betohem.  Do noj foto nga tavolina të ta tregoj?

Bert Aga: Se mos ke noj fdashnore…

Qefalia: Pse e mbylle, ja ta qes i çikë ministrin ti folësh se na çave b*thën, na foli. Saimir na foli icikë këtij shefit të komisariatit Bert Agës, na foli i cikë.

Saimir Tahiri: Alo, o Berto

Bert Aga: Mirmbrëma, si je?

Saimir Tahiri: Nuk shkon kjo punë, që ma jep Qemali telefonin që të të falënderoj unë ty…

Bert Aga: Jo mo, të lutem

Tahiri: As nga ana institucionale nuk shkon…

Bert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer

Tahiri: megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh

Aga: E kam detyrim …

Tahiri: Edhe mos e rruaj k..in për ata që thonë ata, se se rruajmë trapin për ata legena

Aga: Unë jam ushtari jot …

Qefalia: Ke të fala dhe nga Ulsiu, do ti flasësh … Foli icikë Ulsiurt

Manja: ku je mo vlla

Aga: Ca bëre si je?

Manja: Hic mo, ja me kryeministrin

Aga: mu më duhet me shku pak atje

Manja: Ku mo?

Aga: Ke Bulqiza, po u ndërrumë ..

Manja: Ne themi të shkosh për më lart o burrë.

Aga: Mirë mo mirë, ju e dini …

Manja: Dëjo mua, fol me Xhemalin se ai ëhstë te Komisioni i sigurisë. Ne po kërkojmë të vish për më lart, se të bësh nopj gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.

Aga: Mirë mo mirë … Xhemalin e kam pas vartës atëherë

Manja: ore ëhstë kryetar i komisionit të sigurisë

Aga: Ai thotë jam ushtari i Berttit, se Bertin kam pas komandant..

Manja: në rregull në rregull…

Qefalia: Hë mor ti, që më çan trapin mua …

Aga: Po si ma nxjerr ministrin ti mua aty në telefon o k*qe …

Qefalia: Po je shoku im ti re mos më çaj k*rin mu.. A do ti flasësh Edit …?

Aga: Ej o vlla, atë dokumentin …

Qefalia: A je shoku im ti. Mos më çaj b*thën…

Aga: unë kam qenë dhe do jemë…

Qefalia: Hajde vlla ciao… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!