“Jam i sigurt, kam parë vetë”, Gareth Bale thotë se alienët ekzistojnë

schedule17:57 - 6 Prill, 2021

schedule 17:57 - 6 Prill, 2021

Shkenca dhe teknologjia ka përparuar shumë, por ende njerëzimi nuk i ka dhënë përgjigje përfundimtare pyetjes nëse toka është planeti i vetëm në univers, në të cilin jetojnë gjallesa.

Por ka individë dhe organizata të veçanta, që konfirmojnë ekzistencën e të ashtëquajturve, UFO apo alienë. Mes atyre që e konfirmojnë këtë është edhe Gareth Bale, po po Bale i Tottehnam. Madje ai thotë se e ka parë vetë një të tillë, teksa flet për kanalin e Tottenham në Youtube.

“Sigurisht, ka shume teori komploti dhe ka pamje të UFO-ve që janë publikuar nga qeveria e SHBA-ve. Nuk është false, janë publikuar nga qeveria.

Di që disa UFO janë me shumë mundësi gjëra sekrete të qeverive, por në realitet një herë kam parë një. Jam i sigurt që po, 100% ka aliene”, tregon Bale. /abcnews.al